×
  • Show Time
  • Show Time

    Dushi i Morena Tarakut bëhet mollë sherri, Robert Berisha shahet keq me një komentuese

    Reporteri
    19 Janar 2020 | 20:45

    Robert Berisha vazhdon të jetë temë e mediave rozë, qysh prej ndarjes nga gruaja e tij, Nora Istrefi, ndarje kjo që bëri bujë të madhe në vendin tonë.


    Ai edhe sot komentohet shumë nga fansat për shkak të sjelljeve të tij në jetën e përditshme e sidomos në rrjetet sociale, shkruan Reporteri.net

    Një video ‘provokative’ e këngëtares Morena Taraku, u bë shkas i një debati të nxehtë ndërmjet tij dhe një komentueseje që nuk e priti mirë ‘vardisjen’ e këngëtarit ndaj ish-Missit kosovar.

     

    View this post on Instagram

     

    MOOD: IDGAF ?

    A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on

    “Qaj mjeshtri qe e ka montu ket tush (dush) duhet me gjet e mja dhon 50€ tip ? spo livrit hiq hallall puna ?”, është ky komenti që Robert Berisha i la modeles së njohur e që e nxiti komentuesen të shpërthente ndaj tij.

    “O teper katunar jee mir ta ka bo nora qe tka lon n kete mosh tka kap adoleshenca, qysh ski pak respekt per martesen qe e ke pas katunar muti marre mkish ardh me kon vend tandin besom qe qka bon per pak vemndjeeeeee..”, kështu shpërtheu një komentuese e frustruar nga ‘vardisja’ e Robert Berishës.

    Sidoqoftë, duarkryq nuk qëndroi këngëtari kosovar i cili nuk u përmbajt në komente duke e ofenduar me fjalë fyese dhe duke i ‘dhuruar’ asaj një bllok.

    “Oj balic, mos xhelozo qe doket mire kjo femen..edhe munohu mi kuptu hajgaret e ti je qajo qe lyp vemendje po bllok e kieee se koke negative”, ia ka kthyer Berisha asaj.

    Ndryshe, ai i ka vazhduar komentet me bukuroshen kosovare./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!