×
  • Show Time
  • Show Time

    Dyshohej se kishte armë zjarri me vete në qendër tregtare, reperi i njohur kapet nga policia

    Reporteri
    30 Janar 2020 | 13:46

    Reperi i njohur Offset është ndaluar nga policia në një qendër tregtare në Los Angeles.


    Burimet e zbatimit të ligjit na thonë se ata kanë gjetur dy armë dhe Offset dhe tre të tjerë janë dërguar në stacion për marrje në pyetje të mëtejshme. Asnjë arrestim zyrtar nuk është bërë, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

    Offset është ndaluar nga policët pas raportimit për një person me armë në një qendër tregtare në Los Angeles.

    Burimet e zbatimit të ligjit thanë për TMZ se pranuan një telefonatë menjëherë pas orës 8 të mëngjesit, ku thuhej se një person në qendrën tregtare “Grove” po mbante armë.

    Thuhet se personi që kishte armë dyshohet se kishte ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa Offset dhe tre të tjerë u ndaluan nga policia.

    Nuk është e qartë nëse Offset apo dikush me të cilin ishte me të vërtetë kishte armë, policia aktualisht po e heton situatën.

    Në videon e siguruar nga TMZ, reperi shihet teksa po pyeste policët përse e prangosën, ndërsa oficeri po e shtynte në mur.

    Thuhet se Offset aktualisht po mbahet në statcionin e policisë pranë “Grove”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!