Gjatë një interviste, Loredana është shprehur se as ajo nuk e di tamam shkakun e ndarjes me Mozzik.
Fajin e vetëm ia la stresti që të dy këngëtarët po përjetonin, por Mozzik e përgënjeshtroi këtë deklaratë.
Përmes një story në “Instagram” ai i drejtohet Loredanës se është gënjeshtare dhe viktimizohet kot. Madje arsyen e ndarjes e di shumë mirë.
Sipas Mozzik, Loredana ka bërë gabime që nuk ia toleron dot më.
Mesa duket as Loredana nuk e ka lënë me kaq. Në 10 mars këngëtarja do mbajë turin e saj “King Lori”, në Gjermani dhe në listën e të ftuarëve në koncert ishte edhe emri i Mozzik.
Por tani emri i tij është hequr nga lista dhe ajo do e mbajë vetë koncertin, pa Mozzik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.