Reality-show më i ndjekur në trojet shqiptare “Big Brother” tashmë është kthyer në temë të përditshme, e madje çdo konkurrent përbën lajm.
Kjo ka bërë që ndjekësit e rregullt të këtij formati të jenë vigjilentë ndaj çdo lloji detaji, qoftë edhe ato më të vogla.
Së fundmi, në llogarinë e Instagramit të Olti Currit një ndjekëse i dërgon një video nga ku duket qartë një detaji i rëndësishëm i bisedës së Monikës me Arjolën.
Në këtë bisedë, Monika dëshmon që ka folur me vajzën, detaj ky që bie ndesh me rregullat e programit.
Kështu, duket sikur Arjola ia bën me shenjë aktores, duke i lënë të nënkuptojë që është duke thënë gjëra që nuk duhet.
“Besoj ke folur në ëndër. Ti nuk mbush fare.”- ka shtuar ajo, mesa duket për të dalë nga situate, sipas ndjekësit të Olti Currit.
Kjo nuk është hera e parë që vihet në dyshim transparenca e programit pasi më para është përfolur edhe për daljen e Big Mamës apo përcaktimit të Ilirit ose Donaldit si fitues i ‘BBV’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.