Edona James është transgjinorja më e famshme shqiptare në Gjermani.
33 vjeçarja u bë e njohur pasi tregoi historinë e saj kur kishte bërë ndërhyrje të thellë për ndërrimin e gjinisë në moshën 23-vjeçare, ku ishte shëndërruar plotësisht në femër.
I lindur me emrin Kujtim, Edona para dy vitev ishte larguar nga jeta publike pasi kishte pasur probleme shëndetësore.
Edona përmes rrjeteve sociale, kishte njoftuar se po vuan nga një lloj I kancerit dhe kishte paralajmëruar se po jeton vitet apo muajt e fundit të jetës pasi sëmundja ishte mjaft e rëndë.
Por duket se gjitha këto tashmë I takojnë të kaluarës dhe transgjinorja shqiptare tashmë e ka marrë veten dhe vitin 2020 e ka nisur me shëndet të plotë.
Përmes rrjeteve sociale, Edona ka premtuar se viti 2020 do të nis krejt ndryshe, ndërsa ka bërë të ditur se gëzon shëndet të plotë dhe do të jetë më aktive për fansat e saj.
Këto janë disa nga fotografitë e Edonës para dhe pas rikthimit nga sëmundja:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.