×
  • Show Time
  • Show Time

    Efi debaton sërish me Luizin: Shumë i vogël po dukesh

    Reporteri
    21 Prill 2023 | 17:08

    Debatet mes Efi Dhedhes dhe Luiz Ejllit kanë vazhduar.

    Teksa Luizi ka tentuar që t’i bind banorët për të qëndruar larg Efit në mënyrë që ajo të ndihet e vetmuar, dyshja kanë nisur një tjetër diskutim.

    E revoltuar Efi i ka kërkuar se cfardo që ai dëshiron le t’i drejtohet asaj dhe të mos flas pas krahvë të saj.
    Ajo i tha se me veprimet e fundit, Luizi po duket ‘shumë i vogël’ dhe se sipas saj ai po tregohet shumë mosmirënjohës.

    “Nëse duan të flasin prapa krahëve nëpër cepa udha e mbarë, mosmirënjohje, e di shumë mirë se nëse do të kisha diçka do të ta thoja edhe në sy, shumë i vogël po dukesh, për aq kohë sa e kam mbyllur mos fol lartë e poshtë për mua, po deshe hajde ja ku më ke, të përballoj dhe të kthej përgjigje për çfarë të duash ti”, i tha Efi.Në anën tjetër, Luizi nuk i ka kursyer fjalët banale ndaj saj duke mos dashur të vazhdonte debatin me të.

    Ndryshe, kujtojmë që Luizi bashkë me Dean u votuan si banorët për t’u dërguar në një televotim që do të përzgjedh finalistin e parë të Big Brother VIP Albania.Se cili prej dyshes së lartpërmendur do të jetë finalisti i parë do të zbulohet këtë të shtunë (22 prill).

    Ndërkaq Efi së bashku me Kiarën dhe Bledin janë të nominuar dhe njëri prej tyre largohet po ashtu këtë të shtunë (22 prill)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!