Dyshja e Big Brother VIP Albania Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli janë kthyer në rival ndonëse në fillim të këtij rrugëtimi krijuan një miqësi me njëri-tjetrin.
Rikthimin e Efit për herë të dytë në shtëpinë e famshme, Luizi nuk e priti mirë duke krijuar debate me të që në ditët e para.
Me të njëjtën monedhë ia ktheu edhe Efi dhe ndonëse tentuan të bënin paqe, të dy kanë debatuar prej ditësh bashkë.
Edhe në një diskutim me Deamishel, Efi ka folur për raportin e krijuar me Luizin dhe debatet që të dy kanë krijuar.
E prekur nga reagimet e tij, Efi u shpreh se nuk do ta toleroj që pas debateve të harrohet kjo dhe të vazhdojnë komunikimin sërish duke thënë se ajo nuk është si dy ish-banorët Olta dhe Armaldo.
“Unë nuk jam as Olta e as Armaldo që në një moment të qesh në një tjetër të zihesh me mua do të zihesh mbaj distancë të kthej përgjigje ashtu siç e meriton të lutem shumë mos mu afro, për të të përgojuar nuk të përgojoj për aq respekt sa kisha, aq sa kemi kaluar ato momentet e bukura këtu brenda, se rri zihesh me mua dhe pajtohesh prapë nuk ka shanca, si nuk ka turp që e bën këtë ndaj asaj që e krahasuar motër”, u shpreh Efi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.