“Dafinë moj” mban titullin albumi i ri i Dafina Zeqirit i cili do të lansohet në treg gjatë muajit shtator.
Këngëtarja madje ka zbuluar edhe kopertinën e albumit, ku Zeqiri shfaqet e rrethuar nga delet.
Burime të afërta me këngëtaren bëjnë të ditur për Gazetën Online “Reporteri.net” se pjesë e albumit “Dafinë Moj” do të jetë edhe Tuna Sejdi.
“Pjesë e albumit do jetë edhe Tuna, ndërsa kënga e tyre është duke u finalizuar”, tha ky burim për Reporteri.net.
Ndërsa deri tani janë bërë të ditur disa artistë që do jenë pjesë e këtij albumi, si Mc Kresha, Arilena Ara, Buta, Yll Limani, Lyrical Son.
Theksojmë se kanë kaluar plot 11 vite nga bashkëpunimi i Tunës dhe Dafinës me këngën “Vibe”, pasi marrëdhëniet e tyre për vite me radhë kanë qenë jo të mira, por duket se tani dyshja ka gjetur qetësinë, duke lënë pas gjithçka ka ndodhur./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.