×
  • Show Time
  • Show Time

    Fansat pretendojnë se e kanë zbuluar emrin e bebes së Marinës dhe Getit

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 23:06

    Prej pak kohësh, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë përfolur se do të bëhen prindër për herë të parë. Megjithëse, dyshja e famshme ende nuk ka pranuar asgjë, burime pranë tyre kanë konfirmuar se do të bëhen me një vajzë.


    Prezantuesja e njohur thuhet se është në muajin e katërt të shtatzanisë. Kureshtja e fansave të tyre se si do t’ja vendosin emrin vogëlushes është e madhe dhe mbase ata e kanë gjetur.

    Pak kohë më parë, Geti foli për biznesin e tyre me emrin “Marget”, një bashkim i tre shkronjave të para të emrave të tyre. Gjithashtu, reperi nuk përjashtoi mundësinë që këtë emër t’ja vendosin fëmijës që do të presin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!