Viti që lamë pas ishte një nga vitet më të suksesshme për këngëtarin e popullarizuar shqiptar, Butrint Imeri.
Ai solli përplot hite e bashkëpunime të suksesshme, gjersa duket se nuk do ndalet as këtë vit, shkruan Reporteri.net.
Butrintin përveç se vajzat e kanë simpati të madhe si këngëtar dhe nga dukja e tij, në rrjete sociale është publikuar edhe një foto, ku shihet Butrinti me një fans të tij, e në bluzë mbishkrimi: ” Idhulli im, faleminderit që ekziston, Butrint Imeri”, ka shkruar në bluzën e tij fansi i cili ka pozuar edhe me këngëtarin Imeri.
Ndryshe, “M’ke rrejt” mbetet kënga e fundit nga Butrinti që u lansua më 14 dhjetor dhe që tashmë në YouTube ka kaluar shifrën e 11 milionë klikimeve./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.