Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, ka bërë të ditur se është infektuar me coronavirus.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, reperi ka thënë se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ai madje në publikimin e tij ka thënë se kishte menduar që ky virus ishte një shaka, porse tash është bindur për ekzistencën e tij.
“Kam menduar që coronavirusi është hajgare, por përnjëmend ishte. Unë jam pozitiv. Mos më flisni”, ka thënë reperi.
Në këtë mënyrë, Fero përfshihet në listën e personaliteteve të njohura, të cilët janë infektuar me COVID-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.