Në internet janë publikuar disa fotografi zemërthyese të Kobe Bryant duke shijuar udhëtimin me familjen e tij në Disneyland, disa muaj para vdekjes.
Legjenda e basketbollit dhe vajza e tij 13 vjeçare, Gianna, e humbën jetën së bashku me shtatë njerëz të tjerë kur helikopteri me të cilin udhëtonin, u rrëzua në Calabasas të Kalifornisë.
41-vjeçari Kobe dhe gruaja e tij 37 vjeçare, Vanessa, ishin fotografuar javë më parë, së bashku me të ndjerën Gianna dhe dy vajzat tjera, Natalia (17 vjeçare) dhe Bianka (13 vjeçare), derisa po e shijonin atmosferën në parkun e popullarizuar.
Vajza e katërt e çiftit, Capri, ishte vetëm katër muajshe në kohën e udhëtimit (që kishte ndodhur në tetor të vitit të kaluar), prandaj nuk e morën me vete.
Në njërin prej imazheve, ata shihen duke u takuar një maskotë të Minnie Mouse dhe një tjetër fotografi grupore, Kobe e mban në shpinë trevjeçaren Bianka, teksa i ka hedhur krahët mbi Vanessan dhe Giannan, tashmë të ndjerë.
Anëtarët e familjes së Bryant kanë qenë vizitorë të shpeshtë të Disneylandit, madje kanë shkuar deri në katër herë në muaj, ndërsa Kobe dhe Vanessa e kanë vizituar shpesh edhe vetëm për ta kujtuar të kaluarën, madje edhe në përvjetorët e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.