×
  • Show Time
  • Show Time

    Futbollisti shqiptar ‘sulmon’ publikisht Arbana Osmanin: Merr 9 milionë lekë në muaj duke thënë ‘yje’

    Reporteri
    04 Janar 2022 | 16:32

    Formati televiziv “Big Brother VIP” është emisioni më i ndjekur në Shqipëri e medoemos rrogat e punonjësve janë po ashtu të frikshme.

    Për këtë ka reaguar, Bekim Kuli, ish-sulmues i kampionatit shqiptar, tashmë trajner moshash. Ai “shfryn” për realitetin në vend duke përmendur pagën e moderatores, Arbana Osmani.

    “Dëgjova një shprehje ku i tha një opinionist që ti Arbana Osmani je hero. Si e mbajte 5 orë këtë emisionin e Big Brother Vip? Doja t’i thoja, po 9 milion lekë në muaj t’i jep me 5 orë emision?

    Vetëm ty edhe duke thënë Yje, Yje, Yje, pa të lagur shiu apo era, vesa, vishu, krifu e llapatitu…”, shkruan ai në rrjetet sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!