Mbrëmë Dj Dagz u eleminua nga shtëpia e Big Brother VIP pas dy muajsh qëndrimi aty.
Në një nominim me Einxhel Shkirën, të dashurën e tij, Dagz mori më pak vota dhe kështu ai la përfundimisht lojën e BBV, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Madje, njëra nga analistet e “Fan Club”, njëherit dhe gazetare, Suada Daci, ka kritikuar Egzonën dhe Beatrixën, derisa ka publikuar pamje kur kjo e fundit po qante pas largimit të Dj Dagz.
“Tani kjo goca pse qan? Në këtë pikë të lojës ku kanë arritur, të gjithë do donin që ata që konsiderojnë miq t’i shpëtonin. Dhe se kam vetëm për Beatrix por edhe për Egzonën nga Kosova që konsideron Donaldin më shumë shok se Dagzin me të cilin njihen prej vitesh”, ka shkruar Daci.
Kujtojmë se këtë javë në nominim janë Beatrix, Einxhel dhe Donaldi, nominim ky që erdhi nga hapja e kutisë së Pandorës nga Arbëri./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.