×
  • Show Time
  • Show Time

    Genta bën dedikim romantik për të dashurin turk

    Reporteri
    15 Janar 2020 | 9:48

    Genta Ismajli po e shijon lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin turk, Hysein Usta.


    Këngëtarja e njohur që nga koha kur e bëri publike lidhjen e saj, nuk i ndal as postimet në rrjetet sociale.

    Përveç fotografive që publikon përkrah të dashurit të ri, Genta nuk heziton që të sjell edhe dedikimi dashurie për të.

    Kështu bëri edhe në një postim që ka bërë së fundi në Instagram, teksa shihet e lumtur në krahët e partnerit të saj.

    “Unë i dua sytë e mi kur i shikon ata. E dua emrin tim kur ti e thua. Unë e dua zemrën time kur ti e prek atë. Unë e dua jetën time kur ti je në të”, ka shkruar Genta në imazh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!