×
  • Show Time
  • Show Time

    Gjiko thotë se nuk i kishte pëlqyer puthja e parë me Elitën

    Reporteri
    11 Janar 2020 | 11:31

    Çifti i njohur shqiptar, Gjiko dhe Elita Rudi, së fundmi realizuan një video ‘vlog’ shumë të veçantë, të cilin e ndanë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.


    Mes shumë pyetjeve që Elita i parashtronte, Gjiko duhet të përgjigjej, dhe kështu ata nxorën në pah plot detajet interesante nga jeta e tyre private.

    Ndër të tjerash, Gjiko tregoi se si nuk i kishte pëlqyer puthja e parë me Elitën, e cila siç thotë ai i kishte mbajtur buzët e mbyllura më shumë se që duhet gjatë këtij momenti.

    “Çka është kjo e puthme, kështu kam puth vajzat qe kam pas në shkollë fillore”, i kishte thënë Gjiko aso kohe Elitës.

    Këtë moment ata e kujtuan duke qeshur, teksa të njëjtën energji e transmetuan edhe te fansat e tyre të shumtë që e shikuan videon.

    Gjiko dhe Elita përndryshe janë ndër çiftet më të komentuar në estradë dhe prindër të një djali njëvjeçar, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Zëri.

    https://www.instagram.com/p/B6wDFwtl8zs/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!