×
  • Show Time
  • Show Time

    I dha fund beqarisë, ky ishte i ftuari special në dasmën e deputetes Adelina Grainca

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 18:44

    Deputetja më e re në moshë në Kuvendin e Kosovës, Adelina Grainca është martuar.


    Ligjvënësja 24-vjeçare i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me personin e zemrës, Erblin Maliqin.

    Dasma ka qenë goxha e kushtueshme, mbase marrë shkas edhe nga mundësitë financiare që ka familja e deputetes Grainca.

    Por kush ka qenë i përzgjedhur për të kënduar?

    Në mesin e disa këngëtarëve që ndezën mbrëmë atmosferën, i ftuar ka qenë edhe legjenda e muzikës, Sabri Fejzullahu, i cili mes tjerash edhe ka interpretuar disa nga hitet e tij të pavdekshme.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!