Një incident është regjistruar sot në premierën filmit “I love Tropoja” të Ermal Mamaqit. Teksa një nga personazhet e filmit është kryeministri Edi Rama, i cili në film luan rolin e dajës së personazhit kryesor (Mamaqit), jo të gjithë e kanë pritur mirë.
Mësohet se një grup të rinjsh kanë hedhur fletushka në shenjë protestë kundër kreut të qeverisë.
“Shqipëria digjet, Rama krihet”, shkruhet në fletushkat në fjalë, ndërsa në sfond shfaqen familjet e prekura nga tërmeti teksa qëndrojnë në çadra dhe Rama me flokë të gjata (Siç paraqitet në film).
Siç u bë publike sot në media, në një pasazh të filmit shfaqej kryeministri Rama në rol, me flokë të gjata dhe që nuk i kursen as batutat. Në video shihet se Rama ndërpret dasmën dhe thotë:
“S’ka bir none e bir ku..e ta martojë Landin me zor. Kush i bën presion çunit tonë këtu?!”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.