×
  • Show Time
  • Show Time

    “Jennifer Lopez shqiptare”, 45 vjeçare, por për Teuta Selimin mosha është veç numër

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 18:58

    Teuta Selimi ka vite që është pjesë e estradës shqiptare, duke numëruar kështu një karrierë të gjatë muzikore.


    Përveç se aktive me projekte muzikore, këngëtarja një kujdes të veçantë i ka kushtuar gjithmonë edhe linjave të saj trupore, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Kjo duket qartë edhe në paraqitjen e saj të fundit, ku ani pse 45 vjeçare, trupi i saj është për t’u pasur zili.

    Me një fustan ngjyrë hiri, të shkurtër, e rregulluar deri në detaj, këngëtarja ka tërhequr vëmendjen me fotografinë e fundit.

    Ndryshe, ajo është përfolur se ka kryer edhe operacione plastike në fytyrë, por që ajo vetë ende nuk ka pranuar një gjë të tillë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!