×
  • Show Time
  • Show Time

    Jul Deda shpërthen ndaj Eglës: Dole brodhe me makinë

    Reporteri
    28 Maj 2024 | 22:15

    Jul Deda është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë.

    Juli tha se ajo ‘doli brodhi me makinë nëpër komunë të Parisit’ dhe rikthimi i dha famë. Egla e mohoi duke thënë se ishte të zyrat e psikologes për të kryer testet psikologjike para se të izolohej te dhoma e bardhë.

    Ori: Ky BB nisi me një Ilnisë të fortë por që u zbut rrugës. Deri në pikën e dhomës së bardhë, Ilnisa ishte antagonistja dhe Egla doli në pol më pozitiv. Loja e bardhë, Egla ishte ende viktima në sensin që po sulmohej po mundohej të mbrohej sepse sulmi ishte agresiv.

    Juli: Egla deri në momentin që u kërkoi vajzave që ta ndihmonin për tu futur në dyshen e gjelave, erdhi si shkëndijë për një pol të tretë. Mendoj se ato dy ditët fantazmë që nuk e dinte publiku çfarë po ndodhte me të, mori makinën dhe iku

    Egla: Më kanë çuar të zyrat e psikologes dhe më futën në dhomën e bardhë.

    Juli: Eglën e faktorizoi Dhomën e bardhë.

    Ori: Ishte e vetmja që mësyu Tiktokun me shprehjen e saj.

    Juli: Është zhvlerësuar zarfi i zi me të dyja këmbët, Klod Duro i skualifikuar, del Egla e skualifikuar, bën bujë video e saj në Komunë të Parisit, faktorizohet. I kam thënë unë, të kanë faktorizuar, po ta japin me zor. Dhoma e bardhë ta ka dhënë, ajo qe gjetja që ta dha Big Brother. Ke qenë e papreferuar, 2 herë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!