Kënga “Kah po shkon moj zanë” së pari është kënduar nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Mirëpo, jo të gjithëve ju ka pëlqyer se si e ka kënduar Haradinaj këtë këngë, shkruan Reporteri.net
Një artist nga Shkupi, i njohur me emrin artistik Daggi dhe Daggfaher, ka sjellë një remix interesant.
Remixin e “Kah po shkon moj Zanë”, kënduar nga kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ai e sjellë në mënyrë interesante.
Haradinaj, bëri bujë në publik duke kënduar në vende të ndryshme, por me këngën “Kah po shkon moj zanë”, në Rubikon, ai do të kujtohet më gjatë.
Kujtojmë që edhe pse qytetarët kanë ironizuar me këtë këngë, videoja në kanalin Youtube, ka arritur një klikueshmëri të madhe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.