×
  • Show Time
  • Show Time

    “Kam qenë dëshmitare e dhunës së një vajze, taksisti thoshte: Lëre se kumedit çka ka bo ajo” – Gjira Kajtazi rrëfen historinë e trishtë

    Reporteri
    24 Gusht 2021 | 18:32

    Për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj e cila u keqtrajtua në mënyrë makabre nga dy të rinj, ka reaguar edhe artistja Gjira Kajtazi.


    Këngëtarja ka rrëfyer se si kohë më parë ka qenë dëshmitare e dhunës rrugëve të Prishtinës, derisa ka shkruar se njerëzit nuk mundohen as të ndihmojnë tjetrin kur ka nevojë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    “Isha dëshmitare e dhunës. Disa herë në rrugët e Prishtinës kam pa raste ku tipi e shtin në qosh femrën që e do kaq fort dhe i mëshojke sa mujke. Çfarë sikleti me e pa e mos me e ditë qysh me ndihmu. U sillsha poshtë e lartë, e kur erdh taksisti e pyeta: A kishe mujt me më ndihmu me insistu. As që e mendoi çka thashë e po përgjigjet: hajt motra jem se ku me e ditë çka ka bo ajo”, shkruan Gjira.

    Tutje Gjira ka shkruar se gjithmonë mundohemi të arsyetojmë dhunën, e sipas saj kjo është tipike në rastet kur themi “hajt se fëmija lyp me rreh nga pak”, shkruan këngëtarja.

    Ndryshe, ditën e sotme është arrestuar edhe i dyshuari tjetër në rastin e 18 vjeçares./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!