Ai është një nga aktorët e njohur turk.
Megjithatë, një njohje të veçantë aktori e ka në Kosovë dhe kjo fal emrit në rolin e tij në filmin “Jetë e hidhur”, shkruan lajmi.net.
Në këtë serial ai kishte portretizuar një personazh, që mbante emrin Mehmet dhe mbiemrin Kosovali dhe pothuajse për të gjithë ka qenë kurioze arsyeja e vendosjes së këtij emri.
Së fundmi, në një intervistë, Kenan ka treguar për herë të parë se përse emri Mehmet Kosovali është përdorur në këtë serial.
“Sepse në Turqi të gjithë e dinë se shqiptarët janë shumë këmbëngulës në diçka që besojnë. Për shkak se Mehmeti Kosovali ishte një i dashuruar shumë këmbëngulës, mbiemrin ia vendosëm Kosovali” ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.