Këngëtari i njohur serb Stefan Rasta, do të vijë në Kosovë për të përfomuar.
Artisti i cili njihet si Rasta, ka publikuar listën e vendeve ku do të këndojë, në mesin e të cilave është edhe Shtërpca, Kosovë dhe Tetova, Maqedoni.
Koncerti në Shtërpcë do të mbahet më datë 18 të muajit maj.
Rasta është i njohur për shumë hite si “Euforija”, “Hotel” dhe “Limun” – këngë këto të cilat kanë kapur miliona klikime në youtube.
Në Instagram, këngëtari ndiqet nga më shumë se 300 mijë njerëz.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.