×
  • Show Time
  • Show Time

    Kida vjen me projektin e ri “Moti”

    Reporteri
    28 Dhjetor 2019 | 16:59

    Kida ka publikuar projektin e ri muzikor.


    Kënga “Moti” është vizuelizuar edhe me një videoklip mjaft atraktivë në qytetin e Stambollit.

    Këngëtarja simpatike shfaqet joshëse dhe unike si përherë, ndërsa kënga ka ritëm dhe adrenalinë, në të cilin Kida nuk ka ikur nga stili i saj.

    Për muzikën është përkujdesur Prygo Royal, me regji të Elena Kelmendit, ndërsa videoklipi nga ‘Boulevard films’.

    Kënga tashmë gjendet në kanalin “Youtube” dhe padyshim pritet të hyjë në mesin e hiteve të këngëtares.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!