×
  • Show Time
  • Show Time

    Kishte plane bashkë me reperin grek që vdiq në aksident, reagon e shokuar Morena: nuk mund ta besoj vëlla

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 13:30

    Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit në Atikë dhe ka humbur jetën reperi i famshëm grek, Mad Clip.


    Policia ka deklaruar se reperi që po kthehej nga një dasmë humbi kontrollin e automjetit që po drejtonte dhe u përplas në një pemë. Përplasja ishte aq e rëndë sa shoferi u bllokua brenda automjetit dhe u deshën rreth dy orë që zjarrfikësit ta nxirrnin nga makina e shkatërruar.

    Por ai duket të ketë pasur miqësi dhe plane për këngë me Morena Tarakun.

    Kjo e fundit e shokuar, ka reaguar në rrjete sociale.

    “Nuk mund ta besoj vëlla, prehu në paqe. Kënga na mbeti”, ka shkuar Taraku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!