×
  • Show Time
  • Show Time

    “Koncerti i fundit për këtë verë”, Getinjo dhe Mozzik mbyllin sezonin

    Reporteri
    17 Gusht 2021 | 13:08

    Getinjo dhe Mozzik janë dy rep artistët kosovar ndër më të pëlqyerit e këtij zhanri.


    Vëllezërit Aliu ka disa vite që kanë filluar karrierën dhe janë treguar mjaft të sukssesshëm duke u bërë emra të kërkuar për mbrëmje të shumta muzikore, shkruan lajmi.net.

    E pas vitit të kaluar pa asnjë koncert e mbrëmje për shkak të pandemisë famëkeqe, këtë vit të dy vëllezërit kanë qenë tepër të angazhuar me mbrëmje e koncertë të shumta.

    Por jo vetëm kaq, ata po ashtu kanë sjellë dhe kanë paralajmëruar shumë surpriza për fansat e tyre të dashur.

    Ndërkohë që mbrëmë ata kanë bërë mbylljen e sezonit ku edhe kanë falenderuar fansat e tyre për dashurinë e dhënë.

    “Koncerti i fundit per kete vere ❤️? Faleminderit njerez te dashur per krejt dashnin edhe energjine e mire qe na e keni dhon ?? JU DUAM ❤️ Shihemi n’vjeshte ! STAY HAPPY?”, ka shkruar Getinjo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!