×
  • Show Time
  • Show Time

    Konfirmohen konkurrentet e para të ‘’Për’puthen 3’’

    Reporteri
    05 Gusht 2021 | 15:06

    Javët që lamë pas ‘’Për’puthen’’ realizoi audicione duke udhëtuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, përfshi edhe Prishtinën e Tetovën.


    Pas përfundimit të turit produksioni lajmëroi se të gjithë ata që duan të jenë pjesë e kanë edhe një shans duke u paraqitur në zyret e Top Channel.

    Dhe ashtu siç u njoftua audicionet po vazhdojnë dhe duket se tashmë janë konfirmuar konkurrentet e para të edicionit të tretë.

    “Kanë nisur audicionet! Aplikoni”, ka shkruar Bora Zemani në një fotografi të shpërndarë në story ku shihen dy vajza super-seksi, njëra bionde e tjetra brune të veshura njëlloj.

    Dy konkurrentet e mundshme janë të kthyera me kurriz duke mos e zbuluar kështu portretin e tyre.

    Me këtë pamje Bora duket se po paralajmëron se edicioni i ri do të jetë ‘’zjarr’’ dhe publiku mezi po i pret personazhet e reja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!