×
  • Show Time
  • Show Time

    Konfirmohet: Unikkatil do të këndojë në Mitrovicë, mësohet sa gjatë do të performojë

    Reporteri
    04 Qershor 2019 | 12:40

    Unikkatili po vjen sërish në Kosovë. Kësaj radhe ai do të performojë atje ku ishte kërkesa e shumë fansave, në Mitrovicë.


    Reporteri.net ishte mediumi i parë i cili shkroi për koncertin e madh që reperi kosovar i cili jeton në Amerikë, do të mbajë në Mitrovicë.

    Mes reperit të njohur dhe organizatorit Kaffaz Project tashmë është arritur edhe marrëveshja për performacën e tij, shkruan Reporteri.net.

    Ai do të performojë më datën 27 korrik në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Në marrëveshjen e siguruar nga Reporteri, potencohet se performanca e tij do të jetë e ndarë në dy pjesë, të cilat do të zgjasin nga 30 minuta.

    Kujtojmë që kjo është hera e dytë që Unikkatil do të performojë në Kosovë, pasi në korrik të vitit 2012 kishte performuar në stadiumin e Prishtinës.

    Unikkatil kishte arritur të thyente çdo rekord të mundshëm duke shitur 25 mijë bileta për koncertin e atij viti, anipse çmimet e biletave silleshin prej 15, 20, 30 deri në 116 euro./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!