Tashmë në qytetin e Korçës, janë duke u bërë përgatitjet e fundit për koncertin e planifikuar në të cilin është ftuar të marrë pjesë edhe muzikaniti serb Goran Bregoviq.
Ky koncert i cili nuk po pritet edhe aq mirë për shkak të këngëtarit me origjinë serbe, do mbahet në kuadër të Festivalit të përvjetmë të birrës në Korçë, raporton Klankosova.
Goran Bregoviq pritet që nga ora 21.00, sonte në Korçë të nis performancën e tij, paraprirë nga paraqitja në skenë e disa këngëtarëve të tjerë.
Në gjithë këtë perimetër të rrethuar, janë duke qëndruar edhe forcat e rendit të autoriteteve shqiptare, për shkak të reagimeve të ndryshme pakënaqësie ndaj pjesëmarrjes në festival të këngëtarit Goran Bregoviq.
Madje performanca e Goran Bregoviq, ishte kërkuar që të anluhohet edhe nga komunarët.
Për më shumë detaje ndiqni raportimin direkt nga Korça, të gazetarit Drin Demiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.