×
  • Show Time
  • Show Time

    Labi: Mbajtja e koncertit në Korçë me pjesëmarrjen e Bregoviç, lëndon zemrat e shqiptarëve të Kosovës

    Reporteri
    06 Gusht 2021 | 17:09

    Këngëtari i mirënjohur i estradës ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale.


    Labinot Tahiri, ka shkruar një postim duke e kundërshtuar pjesëmarrjen e këngëtarit serb në Festivalin e Korçës.

    Artisti shqiptar, ndër të tjera ka shkruar se ftesa e bërë ndaj tij lëndon zemrat e shqiptarëve.

    “Vëllezër e motra shqiptare, po e llogarisë veten si i fundit me radhë ndaj reagimit që duhet t’a bëjmë të gjithë artistët, kundër mbajtjes së atij koncerti, i cili lëndon zemrat e shqiptarëve të Kosovës dhe më gjërë!”, kanë qenë disa nga fjalët e Labit.

    Postimi i plotë i këngëtarit:

    Shqipëri oj nëna jonë… ?? Me mundesi, mos e kalo pa e lexuar! Thirje atyre që përqahen mes vete ne postime ndaj ati koncerti që lendon zemrat e shqiptarëve! Politika nuk bën pjesë nëpër rrjedhat e gjakut tonë. Ajo është e ardhur si mjet përqarjeje, aty ku një atdhe nuk është shumë i fuqishëm, si pasoj e politikanëve të ligë! Vëllezër e motra shqiptare, po e llogarisë veten si i fundit me radhë ndaj reagimit që duhet t’a bëjmë të gjithë artistët, kundër mbajtjes së atij koncerti, i cili lëndon zemrat e shqiptarëve të Kosovës dhe më gjërë! Neve e dim se ju si vëllezër e motra për ne, nuk e keni ftuar atë këngëtarë që i ka thurrur lavdi gjenocidit në Kosovë, por këtë e ka bërë politika e ligë, ku disa politikanë mundohen ta duan civilizimin e turpshëm ( duke e dashur aty një këngëtarë serb, ku në anen tjetër poshtron gjakun shqiptarë! Mos bini pre e postimeve të liga deri në atë masë që me u përqa ne si shqiptarë nëpër komente! Lexo- Dikurë, kur as regjimi i Milloshit në Kosovë e as ai i Enver Hoxhës në Shqipëri, nuk e kishin mundësinë t’a ndalonin shqiptarin t’a donte Kosovën e Shqipërinë, t’a ëndërronte bashkimin, e t’a dërgoj dheun nga Shqipëria në Kosovë, – as tani, askush, asnjë politikan e asnjë këngëtarë, nuk do të mund të na ndaloj t’a duam Shqipërinë! Shkoni kah do që ua do zemra në Shqipëri duke e sabotuar çdo përqarje. Të jetojmë me dashuri për njeri-tjetrin, ashtu siç thonë Bibla e Kurani, e mbi të gjitha Vatani… ???? Me shumë dashuri për çdokë që i rrah zemra shqip, Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!