×
  • Show Time
  • Show Time

    Lojtari i Realit “bombardohet” nga komentet e shqiptarëve pasi e ngacmoi sërish Taynan

    Reporteri
    15 Janar 2020 | 15:09

    Reperja e njohur Tayna me sukseset e saj ka kaluar kufijtë.


    Kohë më parë, ylli i Real Madridit, Vinicius Junior tregoj së është një fans i saj duke publikuar këngën e saj të fundit ‘Sicko’, duke vazhduar më vonë me ftesën për të kënduar në Brazil, shkruan Reporteri.net.

    Por, si duket ai është i fiksuar pas reperes shqiptare pasi edhe së fundi e ka treguar simpatinë për të.

    Rep-këngëtarja, ka paralajmëruar këngën e saj të re që do ta sjellë në bashkëpunim me reperin tjetër të suksesshëm Mozzik, pra, edhe në këtë postim të saj nuk ka munguar komenti i lojtarit të Realit, Vinicius Jr.

    Ndërkaq, shumë fansa të Taynes i kanë reaguar menjëherë sulmuesi të Realit, duk i shkruar atij se pse nuk i lë rehat vajzat shqiptare.

    “O bir edhe qitu hine a”, ishte komenti i parë nga një fans i Taynes drejtuar lojtarit të Realit.

    Më poshtë mund t’i shikoni disa komente interesante që fansat e Taynes iu përgjigjen Vinciusit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!