×
  • Show Time
  • Show Time

    Vendimi i Qeverisë: Mbyllen klubet e natës nga 20 gusht deri më 1 shtator

    Reporteri
    18 Gusht 2021 | 18:03

    Rritja enorme e rasteve me Covid-19 gjatë këtyre ditëve ka bërë të ketë ndryshim të masave.


    Ditën e djeshme, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia propozoi që orari i gastronomisë të shkurtohet deri në ora 22:30, ndërsa klubet e natës të mbyllen, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Ky propozim vendim është miratuar sot (18 gusht) nga Qeveria e Kosovës, ku do të ndalohet funksionimi i klubeve të natës nga data 20 gusht deri më 1 shtator.

    Kosova shënoi edhe sot rekord të rasteve të reja me COVID-19, 2 mijë 110 infektime brenda 24 orëve të fundit. Për të përmirësuar menaxhimin dhe kontrollin e përhapjes së koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë prezantoi masat e reja antiCOVID para kabinetit qeveritar, të cilat u aprovuan çaste më parë.

    Më poshtë keni të gjitha masat e reja:

    Qeveria e Kosovës miraton masat e reja kundër COVID-19, kufizohet orari i gastronimisë, mbyllen klubet e natës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!