Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ndodhet prej disa ditësh me pushime në Jug të Shqipërisë.
Ajo ka promovuar përmes rrjeteve sociale të gjitha vendet turistike që ka vizituar, duke treguar në këtë mënyrë përveç kënaqësisë që po merr edhe një ftesë të hapur ndaj fansave të saj.
Së fundmi, Dua ka ndarë një video shumë të këndshme, ku shfaqet me gotën e rakisë në kokë, shami në dorë teksa kërcen këngën e Shkurte Fejzës “Lujma belin”.
“Më trego që je shqiptar, pa ma thënë që je shqiptar”, ka shkruar këngëtarja përkrah videos, në të cilën vihet re që kërcen në mes e rrethuar nga familjarët dhe miqtë.
Kujtojmë që ditën e djeshme, Dua ishte në Parkun Kombëtar të Butrintit, ku nuk nguronte të ndante disa foto vërtetë të bukura.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.