Luizi padiskutim është më i komentuari i këtij sezoni të “Big Brother VIP Albania”.
Së fundi ai ka pranuar një mision nga “Vëllau i Madh”, lidhur me të dashurën e tij, Kiarën
Ai ka për detyrë të injorojë Kiarën, teksa të shtunën pritet një befasi gjatë spektaklit.
Por, qëndrimin e ftohtë ndaj saj e ka kuptuar vënë re edhe vetë Kiara që në disa raste nuk ka hezituar ta pyes Luizin se çfarë po e shqetëson.
Megjithatë, një bisedë e Luizit nga ‘dhoma e rrëfimit’ ku ai flet sikur raporti i tij me Kiarën nuk po ecën dhe si i tillë duhet të marrë fund tashmë është bërë virale në TikTok.
“Do ishte shumë mirë sikur Kiara ta kuptonte ose ta pranonte që i ka ardhur fundi tani, kjo lidhje nuk ecën më, ndodhi këtu, ishte e bukur sa zgjati dhe le të mbyllet këtu. Çdo gjë e ka një fillim dhe një fund, do kemi kujtime të bukura. Kam lojën shumë më të rëndësishme, për hir të vërtetës nuk e shoh Kiarën në planet e mia për të ardhmen”.
“Besoj me aq sa e kemi respektuar njëri-tjetrin uroj të më kuptojë dhe pse jo të mbesim shokë të mirë edhe jashtë tek e fundit. Nuk e kam pasur për qëllim t’i bëj gjë të keqe, përveçse të kaloj mirë me të”, dëgjohet të thotë ai.
Ndërkohë, më pas Luizi thotë se po ‘luan me zjarrin’ teksa përmend edhe një propozim martese.
“Kuku që po luaj me zjarrin. Të ma bëjë ajo mua këtë punë, nuk më intereson hiç, jo të më propozojë për martesë por nuk e di për çfarë”, tha Luiz tutje.
View this post on Instagram