×
  • Show Time
  • Show Time

    Moda e re në Showbizin shqiptar: Martesa me burra të shtyrë në moshë dhe biznesmenë

    Reporteri
    13 Janar 2020 | 17:17

    Sot edhe ish Miss Kosova, Agnesa Vuthaj u tha se është në lidhje me një biznesmen nga India. Por, përveç faktit që ai është nga një kombësi tjetër, ra në sy edhe mosha e tij. 34 vjecarja nga Istogu duket se nuk e ka pasur problem moshën.


    “Dashuria” me milarderin, duket se e ka vërbuar Miss Kosovën, kështu që Agnesa tash po jeton e “lumtur” me njeriun e zemrës 23 vjet më i vjetër se ajo.

    Në fillim të vitit 2019, ishte pikërisht Agnesa Vuthaj e cila përmes mikut të saj Erold Belegut, i kishte mundësuar një takim biznesmenit indian, Chetaan Sandesara në zyren e kryeministrit Ramush Haradinaj.

    Biznesmeni që u prezantua nga Haradinaj si “përfaqësues i Sandesara Group nga Nigeria”, ka një histori mashtrimi dhe ikje nga shteti i tij amë, India. Thuhet se vlera e mashtrimit është 600 milionë euro.

    Kohëve të fundit është bërë modë që vajzat nga showbizzi shqiptar të martohen me biznesmenë dhe atë më të vjetër se ato, shkruan Reporteri.net.

    Një tjetër histori dashurie e tillë sikur e Agnesës është ajo e këngëtarës shqiptare nga Maqedonia, Adelina Tahiri. Ajo është martuar me një biznesmen maqedonas dhe ka një djalë me të. Burri i saj është 50 vjeçar.


    Përveç Agnesës, së fundi edhe Genta Ismajli bëri publike një lidhje të saj me një biznesmen turk. Genta megjithatë ka gjetur moshatar të dashurin. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!