×
  • Show Time
  • Show Time

    Morena duket bukur në poza verore

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 19:08

    Derisa jemi në periudhën e ditëve të nxehta, në rrjetet sociale gjithnjë e më shumë shohim imazhe, në të cilat bukuroshet e njohura shfaqen me bikini.


    Këtu nuk bën përjashtim Morena Taraku, e cila njihet për linjat e admiruara trupore.

    Modelja e shndërruar në këngëtare përcillet nga më shumë se 1.3 milion ndjekës në Instagram, ndërsa imazhet atraktive janë ato që priten me kërshëri.

    Në fotografitë e reja, bukuroshja ka pozuar e veshur me bikini që i ka mbuluar me material transparent.

    Fotografitë, në të cilat Morena vë në plan të parë bukurinë e saj, kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!