Afrim Muçiqi së fundmi ka folur për dasmën e disa javëve më parë ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Këngëtari u shpreh se për të ishte normale, pasi ministri nuk ishte në orar të punës, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net“.
Tutje, ai shtoi se Vitia ka kërcyer shumë madje në atë dasmë, dhe nuk ka asgjë të keqe sipas tij.
“Vetë prezenca e ministrit është normale pasi edhe ai është njeri. Njerëzit nuk duhet të reagojnë. Ka kërcyer, shumë madje, tërë natën. Ka pasur një të afërm. Është normale bre. Nuk shoh asgjë të keqe. Po të kishte shkuar ministri në orar të punës atje do e kisha kritikuar. Nuk jam i thirrur të bëjë kritika tek e fundit pasi e ka jetën e tij e unë timen. E kritikoj për vendime tjera normalisht. Që la kufijtë hapur por vuri orën policore. Normalisht më pengoi edhe deklarata e kryeministrit i cili tha se nuk ka para të na mbajë andaj po i lë lëvizjen e lirë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Për mua është shqetësuese”, tha ai në emisionin Natë Vere./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.