×
  • Show Time
  • Show Time

    Ndahen përfundimisht Oriola dhe Erosi? Futbollisti e ‘thumbon’ publikisht

    Reporteri
    12 Gusht 2021 | 10:16

    Oriola dhe Erosi kanë marrë sërish vëmendjen e ndjekësve, duke lënë të kuptohet se tashmë kanë ndarë përfundimisht rrugët.


    Lidhja e modeles dhe futbollistit ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, e shumë herë janë komentuar për ndarje të mundshme, shkruan lajmi.net.

    Por, përmes postimeve të fundit, ndjekësit janë bindur se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes.

    Në rrjete sociale, Oriola dhe Erosi më nuk e ndjekin njëri-tjetrin, duke lënë të dyshohet se janë ndarë.

    Po ashtu, Erosi përmes një postimi në InstaStory shpërndau një thënie, me të cilën supozohet se e ‘thumbon’ Oriolën.

    “Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron”, është shprehja që ai e ndau në rrjete sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!