×
  • Show Time
  • Show Time

    Nervozohet Arbana Osmani, bën ‘horë’ ndjekësen që ia mallkoi fëmijët

    Reporteri
    29 Dhjetor 2021 | 18:27

    Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Megjithatë, ka nga ata që nuk e kanë shumë simpati.

    Moderatorja ka treguar se kjo gjë nuk e shqetëson, por tashmë duket se këto mesazhe janë bërë shqetësuese, pasi kanë arritur deri në atë pikë, ku i kanë uruar më të këqijat për fëmijët e saj.

    Arbana ka ndarë në një postim me ndjekësit në Instastory, ku zbulon personin, që për ironi në foton e profilit, ka një foto me dy fëmijë.

    “Sot u zgjova nga mallkimet e kësaj gruaje për fëmijët e mi; dhe ironia është se në foton e saj të profilit janë dy fëmijë. Doja t’i thoja kësaj zonje se urrejtja në përgjithësi dhe ajo në rrjet thjesht do dëmtojë atë si nënë, dhe të vegjlit e saj, dhe uroj që shumë shpejt të ketë një sistem ndalues për mesazhe të tilla; urrejtja në web nuk duhet kurrsesi të normalizohet.”, ka shkruar moderatorja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!