Sonte ka filluar festivali “PriFest” i cili do të zgjasë deri më 29 gusht.
Prishtina Festival është festival i filmit të metrazhit të gjatë, i cili realizohet në Kosovë dhe këtë vit shfaqja e filmave do të bëhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në amfiteatrin e Kosovës, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Pavarësisht se po përballet me një sëmundje të rëndë, organizatorja e festivalit, Vjosa Berisha nuk ka munguar sonte në hapjen e këtij Festivali.
Berisha u mirëprit me një duartrokitje të gjatë kur u ngjit në skenë, derisa falenderoi të gjithë për pjesëmarrje.
Theksojmë se në PriFest-in e këtij viti do të jenë tetë kategori garuese për filmat, kurse fokus i këtij edicioni janë gratë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.