×
  • Show Time
  • Show Time

    Në mes të Drenicës – Kërset “kallashi” në koncertin e Don Xhonit

    Reporteri
    17 Gusht 2021 | 23:19

    Don Xhoni mbetet një nga emrat më të kërkuar të momentit.


    Reperi zgjodhi pikërisht vendlindjen e tij, Drenicën për të performuar disa nga hitet e tij, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Përmes postimeve në Instagram, shihet se ka pasur numër të madh të qytetarëve që janë argëtuar me këngët e tij.

    Gjithashtu, përmes një Story të publikuar Don Xhoni ka treguar se ndihet krenar që gjatë këtij koncerti ka pasur edhe gjuajtje me armë.

    “Oj Drenicë bre mos e nal dorën hiç, midis sheshit kërset plumi babo”, ka shkruar reperi, derisa dëgjohen qartazi zhurmat e gjuajtjes me armë.

    Theksojmë se ky ishte koncerti i fundit nga Don Xhoni për këtë sezon veror.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!