’Squid Game’’ vazhdon të komentohet akoma për bujën e madhe që pati tek shikuesit duke u bërë nga projektet filmike më të shikuara dhe më të përfolura.
Netflix ka hapur një website që mat shifrat e shikueshmërisë për të ofruar transparencë më të madhe.
14 vjet fshehtësie kanë marrë fund me lansimin e uebsajtit të matjeve Netflix Top 10, i cili tregon serialet dhe filmat më të njohur televizivë të Netflix si në nivel global ashtu edhe në më shumë se 90 vende individuale.
Dhe padyshim ai që kryeson listen është sensacioni koreano-jugor “Squid Game”.
Sezoni i parë i shfaqjes kishte 1.6 miliardë orë të shikuara brenda 28 ditëve të para nga publikimi – dhe deri më tani ka kaluar nëntë javë duke qëndruar në listën e 10 serialeve më të mira në Netflix.
Dhe vetëm në javën e fundit ai grumbulloi plot 42,790,000 orë të shikuara globalisht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.