Një festival muzikor polak në vitin 2015 kishte anuluar pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit për komentet e tij në lidhje me gadishullin e Krimesë të Ukrainës, të cilin Rusia e ka pushtuar në vitin 2014.
“Festivali i Jetës” në Poloni qëndron kundër luftës dhe të gjitha formave të agresionit, racizmit, dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut”, kishin thënë organizatorët atë periudhë, në një deklaratë në faqen zyrtare të festivalit, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net”
Organizatorët dënuan komentet e bëra nga Bregoviq pas një koncerti të mbajtur, ku u raportua se ai kishte lavdëruar Rusinë, dhe drejtuesit vendosën që të anulonin pjesëmarrjen e tij në këtë festival, në edicionin e vitit 2015.
“Deklaratat e Bregoviqit ku nuk e dënoi ndërhyrjen e armatosur të Rusisë në Ukrainë, ishin kundërshtim me vlerat e çmuara të Festivalit. Ne kemi vendosur të anulojmë shfaqjen e tij të planifikuar në festivalin e këtij viti në muajin qershor (2015)”“Deklaratat e Bregoviqit ku nuk e dënoi ndërhyrjen e armatosur të Rusisë në Ukrainë, ishin kundërshtim me vlerat e çmuara të Festivalit. Ne kemi vendosur të anulojmë shfaqjen e tij të planifikuar në festivalin e këtij viti në muajin qershor (2015)”, ishte deklarata e organizatorëve.
Theksojmë se Goran Bregoviq do të performojë në Festën e birrës në Korçë me datë 22 gusht, ndërsa pavarësisht reagimeve të shumta, Bashkia e Korçës ka vendosur mos të anulojë pjesëmarrjen e tij.
Në deklaratën e tyre ata kanë thënë se ardhja e tij nuk ka të bëjë fare me politikën, por gjithçka është art.
/Reporteri.net/