Meridian Ramçaj me t’u futur në shtëpinë e Big Brother VIP si cak zgjodhi Donaldin për ta sulmuar, e pikërisht në pikën e tij të dobët, Bora Zemanin.
Meridiani qysh në ditët e para i tha Donaldit se jashtë identifikohesh si Donaldi i Borës dhe kjo gjë nuk i pëlqeu aktorit nga Vlora ku dhe aty mori kthesën dhe u afrua më shumë me Trixën, gjë e cila bëri që rrjeti të shpërthejë kundër Meridianit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Mirëpo, me t’u larguar nga Big Brother VIP javën e kaluar, Meridiani në studio tha të kundërtën e asaj që kishte thënë brenda BBV-së, duke thënë se ai do ndjehet krenar nëse do i thonin se njihet si Meridiani i Marsit (të dashurës së tij).
Këto deklarata i ka publikuar Romeo i cili ka bërë edhe një shkrim ku e quan qofte Meridianin.
“Nuk bëhet m… petull o Meridian. Meqenëse ky qofja ka nevojë për pak emër, atëherë të gjithë bëni #hashtag”, ka shkruar Romeo, derisa në anën tjetër Meridiani i është përgjigjur duke treguar se aktori e ka telefonuar.
“Zogu më mori në telefon para dy orësh, për garip a për ça.. takohemi tha… ok e pranova me qytetari, tani shoh këtë video! Vazhdo me shokët e tu vlla dhe publikisht mos guxo ti biesh në numrit tim. Këtu ndryshon qytetaria me provincialin dhe pjekuria në adoleshencë”, ka shkruar Meridiani./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.