Miliarderja Paris Hilton do e kurorëzojë dashurinë në një ceremoni luksoze që do të zgjasë plot 3 ditë, dhe do të veshë 10 veshje të ndryshme.
Hilton u shpreh se planifikimi i dasmës është një proces i lodhshëm ndërsa përzgjedhja e fustaneve është e vetmja gjë që ajo ka bërë.
Dasma e trashëgimtasres Hilton do të filmohet për një dokumentar të ardhshëm me seri. Shfaqja e cila ndjek romancën e saj të dashurisë me të fejuarin Carter Reum, shënon kthimin e veteranes së “reality” në rrënjët e saj, pas shumë vitesh larg ekranit të vogël.
“Doja që fansat e mi të shihnin se gjeta princin tim simpatik, të shihnin fundin tim të lumtur të përrallës!”.
Paris konfirmoi për herë të parë lidhjen e saj me Reum në prill të vitit 2020.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.