Këtë të shtunë (2 tetor) ka nisur “Për’Puthen Prime”drejtuar sërish nga moderatorja Bora Zemani.
Ky edicion i dytë i “Për’Puthen Prime” i ka zënë terminin kryesor një prej formateve më të shikuara, Big Brother Albania, prezantuar nga Arbana Osmani, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Duke qenë se të gjithë “luftojnë” të kenë një orar si ky i orës 21:00, ditën e shtunë, këtë ka arritur ta rrëmbejë moderatorja Zemani me “Për’puthen Prime”, duke larguar edhe Osmanin nga ky orar, ku çdo emision i së cilës është realizuar të shtunave, ku krahas Big Brother, ka qenë edhe me “Dua të të bëj të lumtur”.
Ani pse kanë mbetur vetëm 3 ditë nga nisja e BB VIP Albania, ky format do të transmetohet ditën e martë në ekranin e Top Channel.
Ndryshe, producentja e këtij programi, Lori Hoxha ka bërë të ditur se gjithçka është gati për nisjen e BB VIP, derisa tha se për të qenë pjesë e tij, patjetër është dashur të përmbushej kriteri i famës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.