Reperi Noizy, ka reaguar pas raportimeve të mediave zvicerane se u arrestua në aeroportin e Zyrihut. Përmes një postimi në Instagram, ai ka mohuar çdo akuzë, duke thënë se bëhet fjalë për një “keqkuptim të rëndë”.
“Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore,” shkroi Noizy.
Artisti tha se situata tashmë është mbyllur dhe ai do të vazhdojë normalisht axhendën e koncerteve. Në fund të postimit, i bëri edhe një dedikim të veçantë nënës së tij: “MAMA JA DOLA.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.