Deputetja dhe aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi për të dytë herë ka ‘luftuar’ sëmundjen e rëndë.
Tashmë kur ajo e ka kaluar dhe ka marrur veten ka rrëfyer mbi sfidën që ka kaluar.
E ftuar në ‘Goca dhe gra’ ajo rrëfeu momentin prekës kur kishte kuptuar që i është rikthyer tumori.
‘Ka qenë dita kur kam hyrë në ‘Big Brother VIP’, për të takuar Arjolën. Kam pasur shumë marrje mendsh, por u përpoqa të mbaj veten, që Arjola të mos e kuptonte. U vizitova të nesërmen dhe aty kuptova që kisha sërish tumor’, u rrëfye aktorja.
Sipas saj e kishte shumë të vështirë dhe nuk dëshironte të ia kumtonte lajmin askujt.
‘Nuk doja t’i tregoja njeriu, por doja t’i jepja forcë dhe të tjerëve dhe bëra postimet në rrjetet sociale. Asgjë nuk është si shëndeti, s’ka lidhje as fama, asgjë tjetër’, ka shtuar ndër të tjera ajo, shkruan lajmi.net.
Matoshi, nuk la pa e përmendur edhe mbështetjen e jashtëzakonshme që ka marrur nga ndjekësit dhe të gjithë të afërmit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.