Ditën e djeshme (e diel) një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur të dielën Greqinë.
Tërmeti u ndje edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut e Kosovë.
Lidhur me këtë reagimet në rrjet kanë qenë të shumta në mesin e tyre edhe disa batuta.
Në një të tillë që është shpërndarë në rrjete sociale thuhet ‘Nuk ishte tërmet u rrëzua Fifi’.
jo ka bërë që të kishte një replikë nga këngëtarja e njohur shqiptare duke thënë se këta njerëz ia ka lënë Zotit.
Reagimi i plotë i Fifit (pa ndërhyrje):
“Dhe ja pra miq të dashur…kemi edhe kështu lloj njerëzish akoma.. ja pra miq të dashur 27 vjet unë i kam kaluar me njerëz të tillë nëpër këmbë..po si puna ime, sa janë?
Pastaj mund edhe të thoni që Fifi ka probleme?
Ka Fifi apo njerëzit me Fifin?
Po si mua sa njerëz të tjerë bullizohen në ditë?
Si puna ime sa femra të tjera përqeshen e nëpërkëmben?
Sa njerëz të tjerë plasin e mundet edhe t’i bëjnë dëm vetes?
Marre..Marre..Marre!
Ndërkohë ty edhe shumë të tjerëve ua kam lënë Zotin o njerëz pa njerëzi”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.